Kejvina vihet në siklet, Armand Duka e ngacmon për lidhjen me futbollistin: Se dolën ca fjalë për ty… – AlpeGossip
Kejvina vihet në siklet, Armand Duka e ngacmon për lidhjen me futbollistin: Se dolën ca fjalë për ty…

Kejvina vihet në siklet, Armand Duka e ngacmon për lidhjen me futbollistin: Se dolën ca fjalë për ty…

I ftuar në “Xing me Ermalin” ish-kreu i FSHF-së Armand Duka, ashtu si gjithë të ftuarit e emisionit, do të përballej me pyetjen e sikletshme të velinës Kejvina Kthella. Por në vend që të vihej ai në siklet, kësaj radhe është vënë vetë bukuroshja e emisionit për shkak të situatës së krijuar në studio.

E pyetur nga Ermal Mamaqi se cilin futbollist dëshironte që Duka t’ja sillte për një kafe, Kejvina u shpreh se nuk donte asnjërin dhe që ishte mëse e kënaqur vetëm.

Por pasi Mamaqi e ngacmoi për ish-kapitenin e kombëtares Lorik Cana duke thënë që Kejvina ishte traumatizuar që prej martesës së tij, Duka tha: “Është e vogël për Lorikun Kejvina, kjo është për Strakoshën!”

“Ah po, i dolën ca llafe Kejvinës për djalin e Foto Strakoshës!”-vijoi më tej Ermal Mamaqi referuar zërave për një lidhje mes velinës dhe Thomas Strakoshës, ndërkohë që Duka shpjegoi se të dy djemtë e portierit legjendar janë futbollistë. “Të dy janë, por njëri është që… Ok nuk po flas më!”-u shpreh Kejvina e sikletosur duke u munduar të dalë nga situata.