ZBULON SEKRETI E ARDIT GJEBREAS/ Gazetari: Ja çfarë më tha për këtë këngëtare në darkën familjare – AlpeGossip
ZBULON SEKRETI E ARDIT GJEBREAS/ Gazetari: Ja çfarë më tha për këtë këngëtare në darkën familjare

ZBULON SEKRETI E ARDIT GJEBREAS/ Gazetari: Ja çfarë më tha për këtë këngëtare në darkën familjare

Gazetari Enkel Demi ka zbuluar një sekret të producentit Ardit Gjebrea, gjatë kohës që ishin në një darkë familjare.

Ai ka thënë në “ABC e Mëngjesit” se këngën pjesëmarrëse të Marsela Çibukaj në Këngën Magjike, “Thërrime dashurie”, Arditi ia kishte treguar në variantin anglisht.

Demi u shpreh se kishte nisur një debat mes tyre, pasi ai sugjeronte që kënga mos të ndryshohej për festivalin.

“Kam qenë për darkë me Ardit Gjebrean, darkë familjare. Në mes të darkës, Arditi më vuri demon e këngës dhe më tha: ‘Dëgjojë çik këtë’. Ishte Marsela me ‘Thërrime dashurie’ dhe e kuptova që ishte Adi Hila. Aty i thash që kjo këngë duhet të vijë patjetër në Këngën Magjike, pasi Marsela kishte ende dyshime nëse do të merrte pjesë ende. Po ka nisur një debat mes meje dhe Arditit, pasi unë isha për variantin anglisht”,- u shpreh gazetari.