Filtra në Snapchat apo…?! Flet Monika: JO, me këtë pamje mora “në qafë Ilirin” – AlpeGossip
Filtra në Snapchat apo…?! Flet Monika: JO, me këtë pamje mora “në qafë Ilirin”

Filtra në Snapchat apo…?! Flet Monika: JO, me këtë pamje mora “në qafë Ilirin”

Kontakti i përditshëm me të rinjtë nuk i ka rregulluar raportet me rrjetet sociale Monika Kryemadhit. E ftuar në emisionin “Why Not” nga Roza Lati, kryetarja e LSI-së tha se edhe pse ishte ndër të para që përqafoi shpikjen e Zuckenberg, shumë shpejt e mbylli profilin e saj në Facebook.

Kryemadhi: Kam qenë ndër të parat që kam hapur Facebook dhe e para që e kam mbyllur. E kam rihapur në zgjedhjet e 2017 sepse është një lloj publiciteti.

Në lidhje me efektet e famshme të rrjetit social Snapchat, ajo tha:

“Nuk më pëlqejnë filtrat. Ndihen më të mirë njerëzit kur më shohin live se jam më e mirë se në televizion apo në rrjete sociale. Është efekti i surprizës dhe them që me këtë pamje e kam marrë në qafë dhe Ilir Metën, kështu që mos u shqetësoni.”