HABIT Kryemadhi: Robat e mia nuk kushtojnë, blej në internet me... - AlpeGossip
HABIT Kryemadhi: Robat e mia nuk kushtojnë, blej në internet me…

HABIT Kryemadhi: Robat e mia nuk kushtojnë, blej në internet me…

Kryetarja e partisë LSI, Monika Kryemadhi është një ndër femrat që komentohet më së shumti në politikë, por rrallë herë merr vëmendje në faqet rozë.

Gjatë një interviste për emisionin “Why Not” nga Roza Lati, ajo ka rrëfyer për mënyrën se si zgjedh të paraqitet në daljet publike, duke treguar veshjen e preferuar.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim ne, Monika preferon që kur është jashtë kamerave të jetë sa më sportive.

Lati: Sa të sikletshme e ke pjesën e veshjeve?

Kryemadhi: Filloj çfarë takimesh kam që të di çfarë të vesh. E kam shumë të sikletshme. Sot që çfarë do vishja tek ju, nuk i gjeja rripin fustanit dhe e kombinova me një rrip tjetër. Më pëlqen të vishem sportive, me xhinse. Kur kam dalje në televizion vetëm bust, e fsheh me ndonjë veshje që ta bëj sa më zyrtare.

Lati: Po nga poshtë je me xhinse, praktike?

Kryemadhi: Me çizme, me ugg-sa, me atlete që janë komode.

Deputetja shpjegoi se orët e vona të natës i kalon duke lundruar në internet, në kërkim të veshjeve që janë me ulje. Gjatë bisedës ajo tregoi një rast kur kishte humbur një fustan nga dyshimet nëse donte ta merrte apo jo.

Kryemadhi: Vishem tek Enada At Nikolla, shumë gjëra i qep tek ajo dhe më ndihmon jashtëzakonisht shumë për tu kombinuar. Kam dhe goxha mikesha që kanë dyqanet e tyre që në njëfarë mënyre është një mundësi shumë e madhe, ndryshe për shumë vajza dhe gra të tjera që blerjet mund të jenë shumë të sfilitshme për ta. Por njohjet tona mund të bëjnë që ti marrim dhe në kohë. Blej në internet, në faqet që janë në outlete. Konsumoj blerjen online. Shumë më thonë që si i blen pa i provuar, por kam dhe dy vajza, të cilat dashje padashje, rrotullohemi e vishemi tek njëra-tjetra. Pavarësisht se mi shkatërrojnë rrobat, me grisin, mi bëjnë me njolla.

Para pak ditësh, humba një fustan bojëqiell, veror që ishte me 80% ulje dhe isha në dyshime nëse dua ta blej apo nuk dua ta blej. Kur e vendosa, e kishin shitur. Janë këto okazionet që ndoshta rri natën pa gjumë, ngaqë gjuaj këto.