Ish-banorja e “Big Brother”: Florentin e dua shumë, por dashuria e vërtetë është me atë që vendos të kalosh jetën - AlpeGossip
Ish-banorja e “Big Brother”: Florentin e dua shumë, por dashuria e vërtetë është me atë që vendos të kalosh jetën

Ish-banorja e “Big Brother”: Florentin e dua shumë, por dashuria e vërtetë është me atë që vendos të kalosh jetën

Në kulmin e famës pas daljes nga loja e “Big Brother”, Gerta Shino u vendos në Gjermani për t’iu bashkuar të dashurit të saj, me të cilin po bashkëjeton në Oslo. Për lidhjen e bukur, planet që bëjnë bashkë dhe si e projektojnë të ardhmen, Gerta flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Je penduar ndonjë moment që hyre në “Big Brother” dhe për çfarë mund të krenohesh?

Tani që ka kaluar gati 1 vit që nga pjesëmarrja ime në “Big Brother”, që çdo gjë është hedhur pas dhe i është lënë lojës, them se nuk jam penduar aspak. Është një eksperiencë e bukur që nuk e ka shansin çdo njeri ta provojë. Për t’u krenuar s’e di, nuk ka ndonjë gjë.

Tashmë jeton jashtë vendit. Ka shkuar jeta jote në Norvegji siç ke dashur?

Asnjëherë me parë nuk e kisha menduar që të jetoja jashtë Shqipërisë, sepse dhe aty kam pasur një jetë të mirë. Këtu duhet ta filloj çdo gjë nga e para dhe duhet pak kohë që gjërat të bëhen ashtu siç dua unë.

Dukesh e lumtur në krahët e partnerit, çfarë ju bën të jeni në harmoni me njëri-tjetrin?

Në përgjithësi, unë jam një person që i kam raportet e mira me të gjithë njerëzit, pasi jam tip që përshtatem. Me partnerin, thjesht fakti që jetojmë bashkë na ka bërë më të lidhur me njeri-tjetrin. Kemi pak a shumë të njëjtat preferenca, të dy tipa që na pëlqejnë shakatë dhe bashkëpunojmë për çdo gjë, qoftë edhe për të gatuar apo për të pastruar shtëpinë. (qesh)

Para pak kohësh, postove një video të tij të zhveshur. Të pëlqen që është mbuluar nga tatoo-të?

(Qesh) Në fakt, ai ka shumë tattoo, i ka pasion dhe akoma do të vazhdojë të bëjë të tjerë.

Është e vështirë bashkëjetesa jashtë vendit për ty?

Për mua është më e lehtë të bashkëjetoj me dikë jashtë se në Shqipëri. Ndoshta, nëse do të isha në Shqipëri, s’do kisha bashkëjetuar kurrë me dikë.

Ndodh që dhe grindeni dhe për çfarë ndodh?

Po grindemi shpesh me njëri-tjetrin, por jo për gjëra madhore. Të dy jemi njerëz që mbrojmë idetë tona dhe kjo ndonjëherë na çon drejt ndonjë konflikti. (Qesh).

Jeni xhelozë për njëri-tjetrin dhe si reagoni?

Xheloz pothuajse asnjëherë nuk bëhemi, pasi gjithë kohën jemi bashkë dhe s’kemi ndonjë shkak për t’u bërë xheloz.

Do e dëshiroje një propozim martese nga ai?

Propozimi për martesë është një hap i madh. Nuk jam tipi i vajzës që ëndërron princin e kaltër që ai t’i bëjë një propozim dhe të jetojmë të lumtur përgjithmonë (Qesh). Është akoma shumë herët për të folur për këtë gjë. (qesh)

Mund të thuash me bindje se kjo është dashuria jote e vërtetë?

Unë Florentin e dua shumë, por dashuria e vërtetë është ajo me të cilin vendos të kalosh gjithë jetën pas çdo vështirësie që keni kaluar. Planet kështu i kemi, që të jemi gjithmonë bashkë, por jeta ka surpriza dhe asnjëherë nuk e dimë çfarë do të ndodhë.

Para ca kohësh u fol që ke fryrë buzët. E vërtetë dhe çfarë ndryshimesh do të doje të bëje tjetër në fizikun tënd?

Po, është e vërtetë. Në fakt, është thjesht permanente, pasi me kalimin e kohës fryrja ikën. I kam bërë që para hyrjes më “BB”, sepse me pëlqeu ideja t’i kisha buzët pak më të mëdha (qesh). Për ndryshim tjetër shohim me kalimin e kohës, nëse fiksohem me diçka tjetër që s’më pëlqen.