Luftë mes dy televizioneve! Një tjetër moderatore e njohur LË “Klanin” për të shkuar tek… (FOTO) – AlpeGossip
Luftë mes dy televizioneve! Një tjetër moderatore e njohur LË “Klanin” për të shkuar tek… (FOTO)

Luftë mes dy televizioneve! Një tjetër moderatore e njohur LË “Klanin” për të shkuar tek… (FOTO)

Me nisjen e përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri televiziv në muajin shtator midis televizioneve shqiptare ka nisur një konkurrencë e hapur dhe shumë gazetarë dhe moderatorë po lëvizin nga njëri ekran tek tjetri.

Moderatorja e emisionit “Kush vjen për drekë”, Arjola Shehu sipas disa burimeve për gazetën “Express” po përflitet se do lërë televizionin “Tv Klan” dhe do të transferohet në ekranin e “Top Channel”.

Sipas këtij burimi ajo është parë në ambientet e “Top Channel” së bashku me moderatorin Klevi Kadilli. Pas kësaj kanë lindur dyshimet, mirëpo ende asnjë gjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.