Striptistja serbe HABIT shikuesit, bën shqiponjën me duar në mes të emisionit (FOTO) – AlpeGossip
Striptistja serbe HABIT shikuesit, bën shqiponjën me duar në mes të emisionit (FOTO)

Striptistja serbe HABIT shikuesit, bën shqiponjën me duar në mes të emisionit (FOTO)

E ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “KafeIN”, ishte një striptiste nga Beogradi, e quajtur Sandra. Me një maskë në fytyrë, ajo diskutoi për profesionin e paragjykuar që bënte në Tiranë, atë të striptistes.

Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin, Sandra rrëfeu se këtë punë po e bënte përkohësisht, derisa të fitonte disa para për të hapur klinikën e saj dentare në Beograd. Striptisja tregoi se kërcimtaret nuk kishin nevojë të kryenin prostitucion, pasi pagat që merrnin ishin mjaft të mira, megjithatë tha se kishte plot sportistë e biznesmenë që frekuentonin rregullisht clubin dhe kërkonin prej tyre favore seksuale.

Pas kërkesës së moderatorit, Sandra i habiti të gjithë shikuesit kur tregoi me dy duar simbolin e shqiponjës, të cilën ja kishin mësuar shqiptarët që frekuentonin clubin e natës.