MOTËR E VËLLA ME GJENDJEN E RRALLË/ Janë të rinj por duken shumë të moshuar (FOTO) – AlpeGossip
MOTËR E VËLLA ME GJENDJEN E RRALLË/ Janë të rinj por duken shumë të moshuar (FOTO)

MOTËR E VËLLA ME GJENDJEN E RRALLË/ Janë të rinj por duken shumë të moshuar (FOTO)

Një motër dhe vëlla ballafaqohen me sëmundjen e rrallë të ‘Benjamin Button’.

Michiel, 20 vjeç dhe Amber, 12 vjeç, nga Vandeweert, Belgjikë vuajnë nga progeria, gjendje e rrallë gjenetike që shkakton plakje të përshpejtuar.

Me çrregullimin që prek vetëm 1 në çdo 4-8 milionë njerëz në mbarë botën, Michiel dhe Amber përbëjnë 2 nga 155 rastet e njohura deri tani.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje vdesin në moshën 12-vjeçare. Ndërsa vëllai dhe motra kanë filluar të kenë probleme me kockat, dhëmbët dhe flokët.

Por ata nuk kanë ndërmend ti dorëzohen fatit, Michiel i pëlqen të garojë në GoKart dhe Amber që është një balerinë e mirë.

Ata kanë vendosur të thyejnë edhe rekordin e jetëgjatësisë së një personi me progeria, që është 26 vjeç.

Michiel, i cili është vetëm 1.4 metra tha: “Progeria na ka prekur flokët, kockat dhe gjatësinë, ashtu si njerëzit e moshuar. Thonë se jetëgjatësia e një personi me progeria ëshët 12 vjeç por ne po marrim ilaçe dhe shpresojmë që mund të na zgjasin jetën.”

Michel u diagnostikua me sëmundjen kur ishte vetëm 8 muajsh, pasi prindërit Wim dhe Godelieve Vandeëeert e dërguan në një qendër kujdesi për fëmijë ku mjekët vunë re se dukej ndryshe.

Kur Amber lindi, prindërit i kërkuan mjekëve të bënin analizat për të qenë të sigurt. 7 javë më vonë zbuluan se edhe ajo kishte gjithashtu progeria.