Viti 2018 ka qenë një vit i suksesshëm për Ariana Granden, por në të njëjtën kohë, i vështirë. Ajo humbi ‘dashurinë e jetës’ siç e quan ajo, partnerin prej 2 vitesh, Mac Miller. Gjithashtu, pati një ndarje dramatike nga ish-i fejuari i saj, Pete Davidson, pak kohë pas vdekjes së Mac.
Këto ngjarje kanë ndikuar shumë në gjendjen e saj emocionale dhe pavarësisht se mund të duket shumë e lumtur, ajo ende nuk e ka marrë veten plotësisht. Ariana ka publikuar në ‘Instagram’ një foto dhe ka bërë një dedikim shumë të gjatë dhe emocional.
“Para pak kohësh i thoja stafit tim se nuk jam në rregull për të vazhduar koncertet, por ju dhe muzika më keni shpëtuar jetën. Jam ende duke u shëruar, por e ndjej se gjërat do të ndryshojnë dhe do të jenë shumë të bukura. Kështu që do mundohem të fokusem në shfaqjen time dhe të qëndroj pak kohë larg telefonit (që me siguri do të zgjasë vetëm një ditë). Faleminderit të gjithëve, ju jam mirënjohëse përjetë.
Jeta është e egër, por ju e bëni të duket e ëmbël. Ju dua”, ka shkruar këngëtarja. Momentalisht, ajo është duke shijuar suksesin e albumit të fundit “Thank U, Next”, si dhe titullin “personazhi më i ndjekur në ‘Instagram’”.