ASGJË NUK PO SHKON MIRË/ Jay Z sulmon Kanye West në këngën e re – AlpeGossip
ASGJË NUK PO SHKON MIRË/ Jay Z sulmon Kanye West në këngën e re

ASGJË NUK PO SHKON MIRË/ Jay Z sulmon Kanye West në këngën e re

Fillimisht, le ta nisim me fjalinë se Jay Z dhe Kanye kanë një histori me njëri tjetrin! Dikur miq të ngushtë që bashkëpunuan për një album të tërë bashkë, tanimë marrëdhënia mes tyre çalon pasi siç e dimë: Kanye mbështet Donald Trumo, Jay Z dhe Beyonce nuk shkuan në dasmën e Kardashian – Ëest dhe ekziston edhe një diskutim i tretë nëse Jay Z i dha Kanye-s 20 milionë dollarë.

Listës do t’i bashkohet tanimë edhe një këngë fringo e re me titullin “What’s Free” e Jay Z, që duket se i dedikohet Kim Kardashian dhe Kanye West.

Jay këndon:

“Jo kapele e kuqe, jo Michael dhe Prince, unë dhe Ye

Ata u ndanë nga ty kur ti morë ADN-në e Michael dhe Prince, uh

Nuk është një nga ato djemtë që ti solle

Shtëpia ime duket si një resort, shtëpia ime është më e madhe se e jotja

Bashkëshortja… (Hë pra, burrë)

Rruga ime është më e mirë, sigurisht”

Le ta analizojmë:

Sigurisht, që kapelja e kuqe është një aksesor i reperit Kanye, së fundmi ku shkruhet: “Bëje Amerikën të mrekullueshme sërish”. Kjo kapele mbahet nga të gjithë mbështetësit e Trump!

Jay Z është martuar me Mbretëreshën e muzikës, Beyonce ndërsa Kanye u martua me Kim në 2014. Fakti që çifti i famshëm mungoi në dasmë, mërziti shumë reperin Kanye. Por burime pranë tyre sqaruan më vonë se ata u justifikuan me faktin se nuk i kishin mirë marrëdhien në çift, por në fakt e vërteta është se Bey nuk e ka aspak qejf Kim-in. Ndaj në vargjet  e këngës së re “Bashkëshortja ime…. (Hë pra, burrë) është më e mirë”, sigurisht që po flet për Bey-n!

Vargjet për Michael Jakson dhe Prince mund t’i referohen debatit të atëhershëm, ku dyshohej se Prince tentoi të shtypte me makinë Michael Jakson. “Cosmopolitan” sqaron se Jay Z nuk ka dëshirë që ata të përfundojnë si Michael dhe Prince.

Dhe fjalin e fundit “Rruga ime është më e mirë, sigurisht”, Jay Z i vendos pikën se jeta e tij, pra familja, karriera dhe suksesi janë shumë herë më lart se ajo e ish-kolegut të tij, Kanye West.

Pra siç e shihni, kjo histori sapo nisi sërish kur të gjithë menduam se i kishin dhënë fund!