NEPSI I SHTATZANISË/ Anjeza Shahini detyron mikeshën shqiptare t’i plotësojë dëshirat në Londër – AlpeGossip
NEPSI I SHTATZANISË/ Anjeza Shahini detyron mikeshën shqiptare t’i plotësojë dëshirat në Londër

NEPSI I SHTATZANISË/ Anjeza Shahini detyron mikeshën shqiptare t’i plotësojë dëshirat në Londër

Më herët gjatë muajit, Anjeza Shahini dha lajmin e mirë se ishte shtatzënë! Përmes fotove në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja shqiptare rrezatonte nga lumturi, teksa pozonte me duart tek barku i rrumbullakosur.

I ftuar në emisionin “Rudina” ditën e sotme, blogeri Olti Curri rrëfeu bisedën me këngëtaren shqiptare për pritjen e ëmbël. Anjeza kishte dashur të mos e zbulonte gjininë e bebit, pasi fillimisht ka dëshirë ta festojë me familjen shqiptare dhe atë britanike.

Ama, nuk e mbajti sekret se ka shumë neps, sidomos për bakllavanë.

“Anjeza, lutej vetëm që fëmija dhe ajo të jetë të shëndetshëm, pasi nuk e kishin aspak problem gjininë  e bebit. Ndërsa më tha se ka neps. Madje, kishte detyruar mikeshën e saj të bënte baklava në mes të Londrës” – tregoi Olti Curri.