Noizy BRAKTIS reperin/ Fillon muzikën popullore kjo VIDEO i tregon të gjitha – AlpeGossip
Noizy BRAKTIS reperin/ Fillon muzikën popullore kjo VIDEO i tregon të gjitha

Noizy BRAKTIS reperin/ Fillon muzikën popullore kjo VIDEO i tregon të gjitha

Noizy është një ndër reperat më të suksesshëm në vendin tonë, këngët e tij kthehen menjëherë në hite dhe numërojnë miliona klikim në Youtube. Së fundmi reperi shqiptar po shijon suksesin e këngëve të tij të reja që do të jenë pjesë e albumit të tij që quhet ‘Epoka’.

Mirëpo përveç repit mesa duket Noizy ka shumë qejf edhe muzikën popullore. Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur së bashku me mikun e tij, reperin Varrosi, pas mbarimit të performancës së tyre në një nga klubet e Tiranës kanë filluar të këndojnë këngë popullore.

 

Noizy ka shpërndarë disa video në instastory teksa shihet në makinë duke kënduar e duke kërcyer me një këngë popullore nga Tirana. Siç shihet ata të dy po e shijojnë shumë këtë muzikë dhe kujtojmë që nuk është hera e parë që ai këndon këngë popullore, pasi përpara disa muajsh së bashku me Blerim Destanin dhe Ermal Mamaqin kënduan këngën ‘Jalla shofer’ , një video që bëri bujë në atë kohë në rrjetet sociale.