Pak më parë u përhap lajmi se këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë. Megjithëse nuk e kishte konfirmuar ende këtë lajm, në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, ndjekësit vunë re barkun e fryrë të Rezatës dhe dorën që e vendoste mbi të.
Pas përhapjes së lajmit, këngëtarja ka reaguar në një postim në Instastory, ku ka mohuar të jetë shtatzënë për herë të dytë.
“Lajm i rremë. Nuk guxon njeriu të vërë bark se e bëjnë shtatzënë. Nuk do i kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve, por duke marrë shkas që po më urojnë shumë miq, ju them:
Nuk jam shtazënë dhe nuk kam ndërmend të jem. Thjesht jam shëndoshur.”- ka përfunduar ajo.