DJALË APO VAJZË? Këto ishin dëshirat e VIP-ave për fëmijët e tyre. Nga Alban Dudushi tek… – AlpeGossip
DJALË APO VAJZË? Këto ishin dëshirat e VIP-ave për fëmijët e tyre. Nga Alban Dudushi tek…

DJALË APO VAJZË? Këto ishin dëshirat e VIP-ave për fëmijët e tyre. Nga Alban Dudushi tek…

Ndjenjat e të bërit prind për herë të parë konsiderohet nga të gjithë si një nga më të bukurat në jetën e njeriut.
E si pjesë e natyrës njerëzore, kurioziteti për të njohur gjininë e bebit është gjithnjë i madh.
Të dy prindërit fillojnë ta mendojnë këtë që në momentin që vihen në dijeni të lajmit dhe pa dyshim që lindin dhe dëshirat e tyre.
Disa e duan djalë e disa vajzë e ndërsa për disa të tjerë mjafton që fëmija të jetë i shëndetshëm e nuk ka rëndësi gjinia.
Por cilat kanë qenë dëshirat e vipave?

AlpeNews.al ju njeh me vipat të cilëve u është realizuar ose jo dëshira që kishin për fëmijët e tyre:

Xhensila Myrtezaj

“Po them diçka shumë personale, gjithmonë e kam parë veten nënë të një vajze si fillim dhe uroj në të ardhmen të jetë kështu”, u shpreh Xhensila pasi mori dhurata nga Arbana Osmani në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” duke treguar kështu dëshirën për gjininë e fëmijës së saj.

Alban Skënderaj

“Në fillim e kisha egon e mashkullit doja me patjetër çun. Do ta mbaja me vete, do ta çoja në kurs në futboll. Por për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandaj bëhuni gati”,u shpreh Albani gjatë një interviste për ” Wake Up” ku tregonte gjininë e preferuar të fëmijës së tij.

Ermira Kola

E ftuar në emisionin “Top Magazine” këngëtarja e njohur e muzikës popullore foli për jetën e saj e ndër të tjera përmendi:

“Unë u gëzova që Zoti më bekoi me një fëmijë, por e doja vajzë. Kështu që do bëj çmos ta bëj dhe një vajzë”, duke shprehur kështu dëshirën e saj për të psur një vajzë.