“PETRA TA BLEU XHAKETËN?” Loredana ja mbyll gojën fansit përpara të gjithëve – AlpeGossip
“PETRA TA BLEU XHAKETËN?” Loredana ja mbyll gojën fansit përpara të gjithëve

“PETRA TA BLEU XHAKETËN?” Loredana ja mbyll gojën fansit përpara të gjithëve

Rerepja Loredana Zefi ka qenë një ndër personazhet më të komentuar në media për shkak të akuzave të fundit kundër saj. Ajo pak ditë më parë dha një konferecë për mediat ku zbuloi se asgjë nga akuzat që çifti zviceran kishte bërë kundër saj nuk ishin të vërteta. Sipas saj ata ja kishin dhënë paratë me dëshirë.

Pavarësisht ngjarjes që ndodhi, duket se këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet dhe së fundmi ka zbuluar se është duke punuar për klipin e saj të ri. Ajo ka publikuar një sërë fotosh të shkëputura nga xhirimet, mirëpo fansat nuk kanë ndërmend ta lënë rehat dhe e kanë ngacmuar me komentet e tyre.

“Petra ta bleu xhaketën?” i ka shkruar njëri nga fansat nën foton ku këngëtarja shfaqet me xhaketën Louis Vuitton. Petra është gruaja qe thuhet se Loredana mori paratë.

Megjithatë Loredana nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje ndjekësit: “E kam blerë përmes klikimeve tuaja në Spotify, faleminderit”, ka përfunduar ajo teksa këtë koment e ka publikuar në Instastory dhe ka shkruar: “Fal jush unë jam këtu ku jam. Çdo louis, gucci, makinë apo orë, e keni bërë ju të mundur që unë ta kem”, ka shkruar këngëtarja.