Moderatorja shqiptare shokon fansat: Nuk ndjej për burrin si për këtë tjetrin… – AlpeGossip
Moderatorja shqiptare shokon fansat: Nuk ndjej për burrin si për këtë tjetrin…

Moderatorja shqiptare shokon fansat: Nuk ndjej për burrin si për këtë tjetrin…

Ditën e djeshme, moderatorja e “Thumb”, Aulona Musta, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve në Instagram me disa postime në Instastory, ku tregonte dashurinë e madhe që ndjen për bashkëshortin e saj. Moderatorja publikoi momente të ndryshme që prej fillimeve të njohjes mes tyre e deri tani që çifti janë bërë me një vajzë.

Mirëpo, disa orë më parë, Aulona ka shokuar fansat me një tjetër postim në Instastory. Ajo mohoi gjithçka që kishte thënë për bashkëshortin, duke zbuluar dashurinë e saj të vërtetë.

“Miq të mi të dashur virtualë, ka ardhur momenti t’ju rrëfej të vërtetën. E di që do t’ju zhgënjej dhe mbase shumë prej jush do largoheni nga unë, por ato që bëra dje për bashkëshortin tim ishin të gjitha një gënjeshtër. Sytë e mi nuk do të mund ta shohin dot kurrë atë ashtu siç shohin atë me të cilin do t’ju prezantoj tani. Duart e mia nuk do ta ndjejnë asnjëherë drithërimin e vërtetë me të, jo ashtu siç e ndjejnë me atë tjerin. Me atë që ka qenë dashuria ime e përhershme, që e kam njohur shumë vite më parë dhe do ta dua deri në ditën e fundit të jetës.”