15 VITE LIDHJE/ Ellen DeGeneres surprizon bashkëshorten në mënyrën më të veçantë – AlpeGossip
15 VITE LIDHJE/ Ellen DeGeneres surprizon bashkëshorten në mënyrën më të veçantë

15 VITE LIDHJE/ Ellen DeGeneres surprizon bashkëshorten në mënyrën më të veçantë

Moderatorja e njohur, Ellen DeGeneres dhe bashkëshortja e saj, Portia kanë festuar 15-vjetorin e historisë së tyre të dashurisë. Për këtë përvjetor, Ellen kishte përgatitur një surprizë për bashkëshorten. Ajo kishte marrë një avion privat, i cili mbante një banderolë, ku ishte shkruar “15” dhe një zemër.

Pavarësisht se ishte shumë romantike, surpriza nuk ka shkuar siç duhet, sepse banderola ishte e vogël dhe nuk mund të lexohej që nga shtëpia e tyre.

Portia dhe Ellen janë martuar në një ceremoni private në Kaliforni në vitin 2008, dy muaj pasi martesat e së njëjtës gjini u legalizuan në Los Angeles.