“MË MERRNIN SASI TË MËDHA GJAKU”/ Britney Spears kujton “tmerrin” që kaloi në qendrën e rehabilitimit: Ishte abuzim – AlpeGossip
“MË MERRNIN SASI TË MËDHA GJAKU”/ Britney Spears kujton “tmerrin” që kaloi në qendrën e rehabilitimit: Ishte abuzim

“MË MERRNIN SASI TË MËDHA GJAKU”/ Britney Spears kujton “tmerrin” që kaloi në qendrën e rehabilitimit: Ishte abuzim

Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë në jetën e Britney Spears pas dasmës me partnerin e saj Kevin Federline, këngëtarja duket se ende nuk mund të shpëtojë nga e shkuara e saj.

Së fundmi, ylli i pop-it është rikthyer të flasë për periudhën kur ajo qëndroi e mbyllur në një qendër rehabilitimi, në vitin 2008, për shkak se ishte e varur ndaj alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo postoi një video ku ka folur për abuzimin që sipas saj i është bërë në Qendrën Mjekësore Ronald Reagan UCLA.

Ajo ka treguar se i merreshin sasi të mëdha gjaku çdo javë gjatë qëndrimit në këtë qendër. Ajo ka thënë gjithashtu se nuk ka pasur privatësi, teksa përpiqej të lahej në dush dhe ishte detyruar të ulej në një karrige për 10 orë në ditë.

“Nuk më lejohej të pija as cigare, gjë që dhe njerëzit e dënuar me vdekje mund ta bëjnë”- u shpreh ajo në video.

Sipas saj, vetë mbyllja e saj në atë qendër ishte abuzim, pasi sipas saj ajo ishte e pastër dhe nuk kishte varësi ndaj alkoolit dhe drograve, por e gjitha u bë për t’i marrë pasurinë.

Spears vazhdoi duke treguar se një grua ia tregoi si ide prindërve të saj, të cilët pranuan dhe pasi e mbyllën këngëtaren aty, kishin nën kontroll jetën dhe të ardhurat e saj.

“Një grua ia prezantoi idenë babait tim dhe mamaja ime e ndihmoi atë ta ndiqte dhe e bëri gjithçka të ndodhte. Ishte e gjitha e rregulluar. Nuk kishte drogë apo alkool në sistemin tim. Abuzimi i pastër.”- tregoi ajo.