Mediat kanë shkruar se Lori Hoxha do të kurorëzojë lidhjen disa vjeçare me të dashurin e saj, Visi Bajraktarin këtë vit, në fund të korrikut. Gazeta Dita shkruan se aksionerja e Top Medias do të organizojë një dasmë madhështore që do të zgjasë thuajse një javë në liqenin Komo në rajonin e Lombardisë në Itali, ku do të jenë të ftuar edhe emra të njohur.
Ndërsa Sara, mamaja e Londonit, është treguar shumë e hapur për marrëdhënien e saj me Ledion Liçon. Të dy kanë qenë në syrin e publikut prej fillimit, moderatori i Top Channel e ka propozuar për martesë në 1 janar të 2016-ës dhe Sara e sfiduar tek ‘Shiko kush Luan’ tha se martesa e shumëpritur do të ndodhë në 2018-tën.
Pra me gjasë dasma në Komo do të ndodhë, por protagonistët e vërtetë do të jenë Sara, Ledioni dhe Londoni.
Liqeni i Komos është destinacioni i preferuar për shumë çifte të dashuruarish. Armina dhe Shkëlzeni e kanë si hajmalinë e dashurisë së tyre, Besi dhe Xhensila realizuan atje setin fotografik të dasmës, John Legend dhe Chrissy Teigen janë martuar në Como dhe po ashtu George Clooney me Amal-in. Në këtë rast, Sara dhe Ledioni po vazhdojnë një traditë. Dhe me këtë pamje fantastike, e sigurt që do të jetë një ceremoni si në përralla.