“TAKSIRAT SHPIRT…”/ Djemtë e “Three Dots” mbështesin Fifin: Ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre (VIDEO) – AlpeGossip
“TAKSIRAT SHPIRT…”/ Djemtë e “Three Dots” mbështesin Fifin: Ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre (VIDEO)

“TAKSIRAT SHPIRT…”/ Djemtë e “Three Dots” mbështesin Fifin: Ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre (VIDEO)

Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno, kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se e mbështesin fort Fifin dhe janë me të. Tre djemtë së bashku me këngëtaren njihen prej kohësh për miqësinë e tyre dhe për bashkëpunimet e suksesshme i kanë ofruar publikut.

Kantautori i njohur bëri një ditë më parë një postim në “Intagram”, ku shprehu haptas se e mbështet kolegen dhe miken e tij.

“E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me helmin brenda tyre ! Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior , të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt , këtu u rritëm e këtu jetojmë,këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb” Një këngë krijuar nga ty @fifi.official.fr aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme…”, shkruan Flori teksa ka publikuar një video ku Fifi shfaqet duke kënduar një këngë të krijuar brenda shtëpisë së BB VIP.

VIDEO
Nga ana tjetër, Klajdi shkruan: “Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë ,por edhe një njeri të mirë ,ty Fifula @fifi.official.fr ??

Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë…”.

VIDEO

“Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia

Ti nuk ke mundësi ta shikosh postimin tim por jam i sigurt që do e ndiesh në zemrën tënde të bardhë.

Nuk e di ia kam dalë dot un me zërin tim nga studio ,ti nga Big Brother por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt !!! @fifi.official.fr”

Music – Fifi

Lyrics – Fifi

Produced – Unë ,si te ishim afer bashkë ?”, shkruan Bruno bashkëngjitur me videon ku ai shfaqet së bashku me këngëtaren e dashur për publikun.

VIDEO

Kujtojmë se Fifit i ra të fikët dje gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”. Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarah dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit. Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli.Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas kësaj Fifi ajo humb ndjenja.

Ajo po komentohet kudo për shpërthimet e saj emocionale dhe publiku është ndarë në dy: ata që e mbështesin dhe ata që e duan jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Nuk ka munguar mbështetja nga familjarët, miqtë, por edhe kolegët e saj.