Mund të quhet si ''Gangsterja e Elbasanit'', por ky gjest i Trejsi Sejdinit duhet duartrokitur (FOTO) - AlpeGossip
Mund të quhet si ”Gangsterja e Elbasanit”, por ky gjest i Trejsi Sejdinit duhet duartrokitur (FOTO)

Mund të quhet si ”Gangsterja e Elbasanit”, por ky gjest i Trejsi Sejdinit duhet duartrokitur (FOTO)

Trejsi Sejdini është bukuroshja nga Elbasani e cila u bë e njohur fillimisht nëpërmjet një videoje të shpërndarë ku dukej duke u zënë me disa djem. Ajo më pas ra në sy me pamjen e saj super seksi dhe mori pjesë në konkurse të ndryshme bukurie. Trejsi është rikthyer sërish në vëmendjen e portaleve, madje e kemi parë disa herë të ftuar në emisione të ndryshme dhe së fundmi modelja ka fituar “Miss Universe Albania”.
Megjithëse e cilësuan si ‘gangsterren e Elbasanit’, nëpërmjet një postimi në Instagram, Trejsi i ka treguar të gjithëve një anë tjetër të sajën. Ajo shfaqet krah një familjeje të varfër në Kamëz, të cilën e ka ndihmuar dhe fton të tjerët të bëjnë bamirësi.