Së fundmi u përfol se koreografia dhe balerina e njohur, Riselda Sejdia do të jetë pjesë e spektaklit “Big Brother VIP”. Mirëpo, pak minuta më parë, përmes një postimi në Instagram, Riselda ka hedhur poshtë zërat dhe ka zbuluar se do të jetë pjesë e Dance Reality Show “T’ka mami yll”, që pritet të nisë shumë shpejt në ekranin e ABC
Ajo ka postuar një foto dhe ka treguar se do të jetë një nga anëtarët e jurisë.
Kujtojmë që pak ditë më parë, u zbulua se pjesë e jurisë së “T’ka mami yll” do të jetë edhe moderatorja Erjona Rusi ndërsa drejtuese është përzgjedhur bukuroshja, Ilda Bejleri.