JANË NË NJË LIDHJE? Keisi Medini dhe Dj Geek kanë një tjetër surprizë për fansat – AlpeGossip
JANË NË NJË LIDHJE? Keisi Medini dhe Dj Geek kanë një tjetër surprizë për fansat

JANË NË NJË LIDHJE? Keisi Medini dhe Dj Geek kanë një tjetër surprizë për fansat

Lidhja e dashurisë mes Dafina Zeqirit dhe Dj Geek ka qenë mjaft e komentuar në showbiz-in shqiptar, e kjo për shkak të uljeve dhe ngritjeve që ata kanë pasur.

Por kësaj romance i erdhi fundi dhe pas ndarjes, që të dy janë përfolur për lidhje të reja dashurie. Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen këngëtarja e njohur me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet.

E jo vetëm Dafina ka nisur një lidhje të re, por edhe për Dj Geek po përflitet se ka nisur një jetë të re dhe partnerja që spekulohet të jetë është ish- banorja e “Big Brother VIP 2”, Keisi Medini.

Dyshimet fillimisht nisën pasi dyshja u panë së bashku në një restorant të Prishtinës, shoqëruar nga mikesha e këngëtares. Por, Prive bënë të ditur se Keisi në Prishtinë po punon në disa projekte të reja me ndihmën e Geek. Një prej tyre do të jetë dhe një bashkëpunim madje mes dyshes. I pari pritet të publikohet në 2-3 javët e ardhshme.