“KU ËSHTË KIARA?” Reagimi i çiftit nga këto pyetje nuk duhet humbur (VIDEO) – AlpeGossip
“KU ËSHTË KIARA?” Reagimi i çiftit nga këto pyetje nuk duhet humbur (VIDEO)

“KU ËSHTË KIARA?” Reagimi i çiftit nga këto pyetje nuk duhet humbur (VIDEO)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti më i kërkuar dhe më i komentuar i momentit. Ata pëlqehen shumë nga publiku, i cili i kërkon t’i shohë bashkë kudo.

E pyetja: “Ku është Luizi? apo: Ku është Kiara?”, nuk i ndahet në asnjë moment të ditës kur janë vetëm.

Për ta kthyer në humor, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” postoi një ditë më parë një video ku shfaqet me moderatoren, e sipër shkruan pyetjet që i bëjnë.

Reagimi i Kiarës dhe i Luizit në video nuk ka nevojë për koment, pasi flet vetë, duke na treguar se janë lodhur nga pyetja e përditshme.

Nga ana tjetër, dyshja po punojnë për projektet e tyre në televizion, e jo vetëm. Këngëtari i dashur për publikun po përfundon xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, po bën muzikë dhe pritet të shfaqet dhe në ekran në shtator.

Nga ana tjetër, Kiara sapo ka mbyllur prezantimin e “Kepit të Vip-ave”, po merret me linjën e saj “Kiara Tito”, si dhe pritet që në shtator ta shohim duke moderuar një program të sajin televiziv.

VIDEO