Pasi të lexoni këtë, nuk do të përdorni kurrë qese plasikte për të mbështjellë ushqimet – AlpeGossip
Pasi të lexoni këtë, nuk do të përdorni kurrë qese plasikte për të mbështjellë ushqimet

Pasi të lexoni këtë, nuk do të përdorni kurrë qese plasikte për të mbështjellë ushqimet

Qesja plastike është një objekt i përdorur gjerësist në kuzhinë. Ajo përdoret kryesisht për të mbështjellë ushqimet. Padyshim, shumica e njerëzve e kanë një të tillë në shtëpi. Debatet mbi përdorimin e saj kanë qenë të shumta. Por, kohët e fundit shkenca mund të vendosë në favor të lajmit të keq: ka arsye për t’u shqetësuar.

‘Journal of Pediatrics’ realizoi një studim që përfshinte pothuajse 3000 fëmijë. Sipas tyre, ftalatet, kimkate të pranishme në plastikë, nxisin nivelet e larta të presionit të gjakut te njerëzit nga 6-19 vjeç. Këto kimikate janë të afta të dëmtojnë muret arteriale. Ky proces i rrezikshëm mund të çojë në dëmtimin e drejtpërdrejtë të qelizave të zemrës.

Leonardo Trasande, studiuesi kryesor nga Shkolla e Mjekësisë e Nju Jorkut, tha: “Ne jemi të vetëdijshëm se ftalatet arrijnë ushqimin përmes dorezave plastike dhe mbështjellësve. Por ata janë gjithashtu të pranishme në kozmetikë dhe parkete. Këto kimikate mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës. Është e këshillueshme që adoleshentët dhe fëmijët të kufizojnë përdorimin e tyre”.

Ekzistojnë disa prova që theksojnë se nxehtësia shkakton kimikatet e pranishme te shumë produkte plastike. Është e tmerrshme të theksohet se është pikërisht nxehtësia që mund të shkaktojë rrjedhje të kimikateve deri në 55 për qind. E ndërsa jemi te rrjedha e përdorimit të materialeve plastike, sipas “Institutit Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor”, duhet të përpiqeni të mos i ngrohni ushqimet në enë plastike.  Zëvendësojini ato me enë qeramike ose qelqi,  pasi janë shumë herë më pak të rrezikshme.