RASTI EKSTREM/ Nuk keni parë kurrë kaq shumë morra në kokën e dikujt (VIDEO) – AlpeGossip
RASTI EKSTREM/ Nuk keni parë kurrë kaq shumë morra në kokën e dikujt (VIDEO)

RASTI EKSTREM/ Nuk keni parë kurrë kaq shumë morra në kokën e dikujt (VIDEO)

Një video e publikuar nga “Daily Mail” tregon pamjet rrënqethëse të një njeriu, koka e të cilit është mbushur plot e përplot me mijëra morra.

Filmimi tregon se çfarë ndodh nëse infeksioni i një lloji të tillë lihet i patrajtuar.Koka e personit, i cili ka mbetur i paidentifikuar, është e mbushur me insekte të lëvizshme. “Ky është një rast shumë ekstrem. Atij do t’i zbresin në vetulla dhe qerpikë”, paralajmëroi themeluesi i “Hairforce” me bazë në Londër, Dee Wright. “Skalpi i tij është infektuar. Duhet shumë punë për t’i larguar insektet”, shtoi ai.Mirëpo, Wright tha se kishte parë raste edhe më të rënda në të shkuarën, madje kishte gjetur edhe fole morrash në kokën e klientëve të tij. “Është tepër e parehatshme. Ata ushqehen me gjakun e personi. Do të habiteshit po të shihnit sa shpejt shtohen ata”, përfundoi ai.