“NDIHEM SI MBETURINË”/ 62 vjeçari rrëfen tradhëtin e bashkëshortes – AlpeGossip
“NDIHEM SI MBETURINË”/ 62 vjeçari rrëfen tradhëtin e bashkëshortes

“NDIHEM SI MBETURINË”/ 62 vjeçari rrëfen tradhëtin e bashkëshortes

Historitë e dashurisë ndonjëherë marrin fund vetëm për shkak të ndikimit të shoqërisë. Një burrë është tepër i dëshpëruar sepse kapi gruan me një tjetër, vetëm pak kohë pasi filloi të shoqërohej me shoqe beqare. Ai ka treguar historinë me një letër drejtuar ekspertes Deidre, të cilës i kërkon këshillë pasi nuk do të ndahet për hir të dy fëmijëve.

Letra: Unë ndoqa gruan time kur më tha se do bëjë edhe turnin e natës dhe e pashë duke u takuar me dashnorin. Ne kemi dy fëmijë që i dua shumë dhe nuk di çfarë të bëj.

Unë jam 62 vjeç dhe gruaja ime është 34. Ne u takuam kur unë punoja në Far East. Gruaja është nga Filipinet. Ne u martuam dhe u shpërngulëm për në Britani para 5 vitesh. U bëmë me një djalë dhe çdo gjë ishte e përsosur. Më pas, ajo filloi të rrinte me gra të reja nga vendlindja, pjesa më e madhe e të cilave ishin duke u divorcua apo duke lënë partnerën. Kjo gjë ndryshoi sjelljen e saj ndaj meje.

Ajo humbi kontrollin dhe dukej sikur donte të ishte sërish adoleshente. Unë fola me të dhe vendosëm të bëjmë një fëmijë tjetër. Kur lindi djali i dytë, gjërat u bënë më keq. Ajo filloi të ftohej duke refuzuar edhe marrëdhëniet seksuale.

U dobësua dhe filloi të shkonte shpesh në palestër. Jam i sigurtë që kishte një dashnor atje. Gruaja ime punon në një agjensi infermieresh dhe më thoshte çdo javë se do të punonte më shumë, kështu që fillova të dyshoj. E ndoqa një natë kur zbriti nga makina e punës dhe hipi në një makinë tjetër. Lëvizën me shpejtësi, por e vura re që ishte një mashkull në timon.

Fola me të kur erdhi në shtëpi, por më tha se ishte një infermiere që po e ndihmonte për të shkuar diku. Por nuk jam budalla. Ajo është shumë e bukur dhe e di që po takohet me dikë tjetër.

Ajo rri gjatë në telefon dhe e fsheh që të mos e shoh se më flet. Më thotë se më do, por nuk është e dashuruar me mua. Ne jemi të martuar në letra, por ajo po qëndruar me mua vetëm prej fëmijëve. Ndihem si një mbeturinë. I kam thënë se nuk do largohem kurrë pasi i dua fëmijët e mi, por nuk di çfarë të bëj.

Deidre: Patjetër që do ndihesh i lënduar dhe i refuzuar, por përpjekjet për të bërë detektivin nuk do të ndihmojnë për të shpëtuar martesën. Nëse gruaja të ka tradhtuar, ajo është në rrugën e gabuar por keni një shans për të shpëtuar martesën. Tregoji gruas që duhet të bëjë zgjedhje e të jetë e sinqertë me ty. Kërkoji të provoni të jeni një çift i vërtetë, vetëm për hir të fëmijëve.