“Shqipëria i vetmi vend në Europë që nuk ka Teatër të denjë”/ Ismail Kadare shkruan këto fjalë në librin “Vepra të zgjedhura” – AlpeGossip
“Shqipëria i vetmi vend në Europë që nuk ka Teatër të denjë”/ Ismail Kadare shkruan këto fjalë në librin “Vepra të zgjedhura”

“Shqipëria i vetmi vend në Europë që nuk ka Teatër të denjë”/ Ismail Kadare shkruan këto fjalë në librin “Vepra të zgjedhura”

Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër”.

Ky është konstatimi që bën shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare në parathënien e librit “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashërit, i cili është promovuar sot.

Materiali i shkruar prej tij në vitin 2008 për dramën “Foleja kombëtare” të Mid’hat Frashërit, përkon me debatin që po zhvillohet sot për gjendjen e Teatrit Kombëtar.

Duke shtjelluar mendimin e tij për Teatrin Kombëtar, ai thekson se “godina aktuale nuk është gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme që pushtuesit italian e kishin sajuar për zbavitje të ushtarëve të saj”.

“Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër. Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur kinema Kosova, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj. Për një habi, që në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme, faktorët proteatrorë në Shqipëri janë të barabartë me ata kundër teatrorë. Duket sikur nga përplasja e tyre nuk mund të kishim veçse këtë tokë të askujt…”, shkruan Ismail Kadare në parathënien e librit “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashërit.