"KAM NGRITUR DORËN..."/ Shikoni si ka qenë i vogël aktori i njohur i humorit (VIDEO) - AlpeGossip
“KAM NGRITUR DORËN…”/ Shikoni si ka qenë i vogël aktori i njohur i humorit (VIDEO)

“KAM NGRITUR DORËN…”/ Shikoni si ka qenë i vogël aktori i njohur i humorit (VIDEO)

Ai është sot ndër aktorët më të njohur të humorit në vendin tonë, që i bën të gjithë të qeshin me batutat e tij. Bëhet fjalë për Visjan Ukcenajn, aktor i “Duplex” në Tv Klan. Visjani ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku tregoi një foto të fëmijërisë së tij në periudhën e festave të fundvitit.

“Në këtë foto jam me të gjithë fëmijët e pallatit, unë jam ai që ka ngritur dorën në foto, i veshur me blu. Shiko si jam, si mashtrues. Më duket se kam vjedhur një tullumbac ose ëmbëlsirë.

Në atë periudhë kryesisht festat i festonim me njëri-tjetrin, si pallat, ishte kënaqësi e paparë. Më pas shkonim te komshinjtë dhe më pas ata vinin tek ne. Priteshin festat që të pinim një pije freskuese në atë kohë”, tregoi me humor Ukcenaj.