Julka Gramo rrëfen situatën e vështirë që kaloi me të birin. Ja çfarë ka ndodhur (FOTO) – AlpeGossip
Julka Gramo rrëfen situatën e vështirë që kaloi me të birin. Ja çfarë ka ndodhur (FOTO)

Julka Gramo rrëfen situatën e vështirë që kaloi me të birin. Ja çfarë ka ndodhur (FOTO)

Moti i paqëndrueshëm i ditëve të fundit dhe stuhitë në vendet bregdetare të Shqipërisë, kanë krijuar situata mjaft të pakëndshme për të gjithë. Një nga njerëzit që i ka përjetuar këto ngjarje është edhe këngëtarja Julka Gramo e cila para tre ditësh ka kaluar një situatë mjaft të rëndë për një prind. Djali i vogël Ian dhe dy mbesat e saj, mbetën të bllokuar në katin e poshtëm të restorantit ku po qëndronin. Fatmirësisht, Julka tregon se të birin e kishte pajisur me orën “Vodafone Connected Watch”, e cila i bëri të mundur lidhjen me të birin dhe kalimin e situatës.

“Para tre ditësh kam përjetuar një tmerr. Një stuhi e frikshme ne Radhimë ndërkohe që im bir, Ian dhe dy mbesat mbetën të bllokuar në restorantin poshtë. Një histori filmi që nuk ja uroj askujt. Nuk kisha përjetuar ankth më të madh ndonjëherë, por falë “Vodafone Connected Watch” munda të flisja me Ian dhe të shkëmbenim mesazhe gjatë gjithë kohës për ta kaluar situatën e vështire së bashku. Përfundimisht një blerje që ja vlen për të gjithë prindërit që nuk duan t’u japin fëmijëve celular por ndërkohe duan t’i kenë nën kontroll tërë kohës. Faleminderit, faleminderit, faleminderit “Vodafone”. Do ta mbaj gjatë në mendje këtë pasdite tmerri dhe ty që më erdhe në ndihmë sigurisht”, shkruan Julka.

Këngëtarja ka treguar gjithmonë në rrjetet sociale dhe intervista të ndryshme se djemtë janë pika e saj e dobët dhe me siguri duhet të ketë kaluar disa minuta tmerri