MBARON “SULLTANESHA KOSEM”/ Zbulohet seriali i ri që do t’ju mbajë gozhduar pas ekranit – AlpeGossip
MBARON “SULLTANESHA KOSEM”/ Zbulohet seriali i ri që do t’ju mbajë gozhduar pas ekranit

MBARON “SULLTANESHA KOSEM”/ Zbulohet seriali i ri që do t’ju mbajë gozhduar pas ekranit

Serialit “Sulltanesha Kosem” po i vjen fundi. Dy episodet e fundit do të transmetohen në mbrëmjen e 2 dhjetorit duke mbyllur kështu një nga serialet më të ndjekur që ju ka shoqëruar prej më shumë se një viti. Pas Kosemit do të nis një tjetër serial historik këtë herë me aktor kryesor Kenan Imirzalioglu i njohur për rolin e “Ezel”.

Drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani bën të ditur se më 4 dhjetor do të nisë transmetimin seriali “Mehmet Pushtuesi”. Ky serial do të transmetohet të martave dhe të mërkurave në orën 21:00 dhe të dielave në 21:35.

Mehmet pushtuesi u ngjit në fron në moshën 18-vjeçare. Ai ëndërronte të pushtonte Kostandinopojën dhe nuk hoqi dorë nga kjo ëndërr duke e mbajtur të rrethuar për 53 ditë e duke vulosur emrin në histori. Edhe pse i ri në moshë, Mehmeti ishte inteligjent, strateg dhe luftëtar i fortë me vetëbesim.

Përpos Kenan Imirzalioglu një aktore tjetër shumë e njohur që do luajë në këtë serial do jetë edh Sedef Avci e cila ka luajtur rolin e “Menekshe”. Tek “Mehmet Pushtuesi”, aktoren do e shohim në rolin e një konkubine./Xing.al