E PABESUESHME AJO QË NDODH ME TRUPIN/ Pse kastravecin duhet ta bëni pjesë të ditës suaj të përditshme? – AlpeGossip
E PABESUESHME AJO QË NDODH ME TRUPIN/ Pse kastravecin duhet ta bëni pjesë të ditës suaj të përditshme?

E PABESUESHME AJO QË NDODH ME TRUPIN/ Pse kastravecin duhet ta bëni pjesë të ditës suaj të përditshme?

Ndoshta nuk e dinit, por kastraveci është frut jo perime siç mund të kishit menduar. Është frut sepse vjen nga një lule dhe përmban farat e bimës. Por cilat janë përfitimet e organizmit nëse konsumojmë përditë kastravec?

Hidraton

Ekspertët thonë se njeriu merr 40% të dozës ditore të ujit nga ushqimet. 95% e kastravecit është ujë, ndaj duke ngrënë kastravec, është njësoj si të pini ujë. Konsumimi i kastravecit çdo ditë ndihmon për hidratimin e organizmit.

Është ushqyes

Kastravecët ofrojnë pak kalori. Një kastravec mesatar ofron 15-17 kalori. Megjithatë, kastraveci është shumë i pasur me fibër, proteinë, vitaminat C, K, B dhe kalium, hekur, zink dhe magnez.

Detoks

Njerëzit që e teprojnë me pijen apo kanë nevojë të detoksifikohen duhet të konsumojnë më shumë kastravec. Sipas ekspertëve, nëse hani disa feta kastraveci përpara gjumit, do të ndihmoni organizmin të vetëpastrohet dhe të riktheni balancat e elektroliteve.

Ndikon në rënien nga pesha

Kastraveci ka tendencën të na mbajë të ngopur për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit. Ky i fundit rrit sasinë e kalorive të djegura dhe ndihmon në përgjithësi për rënien nga pesha.

Ndikon në frymëmarrjen e freskët

Kastravecët pastrojnë gojën nga bakteret e dëmshme që shkaktojnë erën e keqe të saj. Mjafton të mbani një fetë kastraveci në qiellzë për 30 sekonda që bakteret të eliminohet dhe goja të jetë më e freskët.

Ul stresin

Vitaminat B te kastraveci ndihmojnë në uljen e nivelit të ankthit dhe stresit. Këto vitamina ndihmojnë organizmin të prodhojë më shumë energji.

Ulin nivelin e sheqerit

Antioksidantët, vitamina C dhe mangani ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe sheqerit në gjak. Prandaj, kastravecët rekomandohen në veçanti edhe për diabetikët, sepse ndihmon në mirëmbajtjen dhe parandalimin e sëmundjes.