“AI KISHTE FRIKË NGA PUBLIKU”/ Lorenc Hasrama tregon për bashkëpunimin me Olsi Bylykun (VIDEO) – AlpeGossip
“AI KISHTE FRIKË NGA PUBLIKU”/ Lorenc Hasrama tregon për bashkëpunimin me Olsi Bylykun (VIDEO)

“AI KISHTE FRIKË NGA PUBLIKU”/ Lorenc Hasrama tregon për bashkëpunimin me Olsi Bylykun (VIDEO)

Të dy u surprizuan për suksesin e këngës me të cilën ata konkuruan në festivalin “Kënga Magjike”.

Bëhet fjalë për këngën “Si të flas”, një këngë e ndjerë që Olsi e kishte shkruar kohë më parë por vetëm tani vendosi ta sjellë për publikun në bashkëpunim me Lorenc Hasramën.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit Antoneta Koci, këngëtari tregoi më shumë detaje nga marrëdhënia e tij me Olsin dhe bashkëpunimi mes tyre.

“Olsi kishte më shumë vështirësi se unë te kjo këngë, ai ishte gjatë gjithë kohës duke pritur si do të ishin komentet, çfarë do të ndodhte kur të dilte kënga. Por për fat të mirë komentet ishin shumë pozitive dhe kënga u prit goxha mirë.”-u shpreh Lorenci i cili gjithashtu tregoi se performanca live e Olsit ishte në fakt shumë më e ngjashme me versionin e regjistuar të këngës seç ishte performanca e tij.

Kujtojmë që Bylyku është bërë i njohur për publikun fillimisht si actor humori, dhe kjo ka qenë një nga arsyet që ai kishte frikë nga mënyra se si do e priste publiku daljen e tij në një projekt muzikor në festival.

Ndërkohë Lorenci është një nga talentet shqiptarë me të cilin publiku u njoh gjatë konkurimit të tij në një nga talent shoë-t muzikorë në Shqipëri, ku arriti të dilte i dyti.

Intervistën e plotë për “Intervista Vip” në Tema Tv e ndiqni në videon më poshtë.