“MË KA NDODHUR QË…”/ Anna Lika: Djali që kisha qejf është gej (FOTO) – AlpeGossip
“MË KA NDODHUR QË…”/ Anna Lika: Djali që kisha qejf është gej (FOTO)

“MË KA NDODHUR QË…”/ Anna Lika: Djali që kisha qejf është gej (FOTO)

Aktorja e njohur dhe e shumë komentuar, Anna Lika ishte e ftuar sot në “Thumb”, ku gjatë intervistës ka folur edhe për jetën e saj private. Anna tregoi se nuk ka shumë pretendime për mashkullin e jetës, por mjafton që ai të jetë njeri i mirë.

Aktorja tregoi edhe një rast kur djali që ajo kishte qejf i kishte treguar se në fakt është gej.

“Ne 26-vjeçaret e ditëve të sotme nuk kemi shumë opsione. Meshkujt janë shumë të mirë dhe tani edhe meshkujt e kanë kuptuar që janë shumë të mirë meshkujt dhe rrinë me njëri-tjetrin. Më ka ndodhur që të zbuloj se djali që kam qejf është gej. Nuk jam zhgënjyer, u bëmë pastaj shumë shokë. Unë nuk e kam shprehur kurrë kur kam dikë qejf. Kam një metodë time, bëj sikur nuk i kam qejf. Dhe ata më vinë vetë. Ky s’vinte. E pyeta pastaj: ‘A kam ndonjë gjë unë personalisht?’ Jo tha, thjesht ke një gjë që s’më duhet mua. E mirë i thashë, të paktën s’është problem im”, tregoi Anna.