Ata janë një nga çiftet më të komentuar të showbizit dhe për këtë nuk ka dyshime. Si të gjithë këto ditë të nxehta i kanë larguar edhe Stresin me Kejsin nga Tirana. Pas pushimeve në bregdet këtë herë dy të rinjtë janë më afër natyrës. Ka qenë bashkëshortja e reperit ajo që ka publikuar një foto mbi kalë krah partnerit. “Aventura me kalorësin tim”,-shkruan Kejsi krahas fotos.
Një foto të tillë padyshim duhet ta ketë çdo çift në albumin e kujtimeve.