SUKSESI I “BIG BROTHER”/ Si kanë ndryshuar ndjekësit e VIP-ave që nga hyrja e tyre në shtëpi – AlpeGossip
SUKSESI I “BIG BROTHER”/ Si kanë ndryshuar ndjekësit e VIP-ave që nga hyrja e tyre në shtëpi

SUKSESI I “BIG BROTHER”/ Si kanë ndryshuar ndjekësit e VIP-ave që nga hyrja e tyre në shtëpi

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është padyshim shtëpia më e përfolur e momentit. Banorët e shtëpisë janë bërë akoma dhe më të famshëm, ndërsa kjo është vënë re edhe nga ndjekësit që i janë shtuar tashmë në rrjetet sociale.

Emisioni “Fun Club Big Brother VIP”, ka bërë me dije se kush janë pesë nga banorët e shtëpisë që kanë patur ndryshimet më të mëdha të followers-ave.

Në vendin e 5-të, është renditur Einxhel Shkira. Gazetarja ka fituar 36.000 ndjekës. Ajo numëronte 110.000 ndjekës, ndërsa tashmë ka 146 mijë.

Në vendin e 4-të është Beatrix Ramosaj. Ajo ka shtuar 43 mijë ndjekës në llogarinë e saj. Këngëtarja ka patur 520 mijë, ndërkohë tashmë ka 563k.

Në vendin e tretë ndodhet Sarah Berisha. Nga 78.000, ajo tashmë numëron 128 mijë.

Në vend të dytë është DJ PM, i cili vetëm pas daljes është rritur me 24 mijë followers, duke bërë që në total të ketë 52 mijë.

Ndërkohë, listën e kryeson Donald Veshaj i cili ka fituar 106.500 ndjekës që nga hyrja në BBV.