Victoria Beckham këmben kostumet e ftohta me kanatjere intime dhe flokë të shkujdesur – AlpeGossip
Victoria Beckham këmben kostumet e ftohta me kanatjere intime dhe flokë të shkujdesur

Victoria Beckham këmben kostumet e ftohta me kanatjere intime dhe flokë të shkujdesur

Vera 2018 është momenti i duhur për flokë të shkurtër, që mezi prekin shpatullat e s’elektrizohen në asnjë moment. Por nëse ky model s’nxjerr në pah më të mirën tuaj, Victoria Beckham ju tregon si të stiloni gjithë vetëbesim ondet e çrregullta të plazhit.

Gjatë një daljeje publike sot në Londër, flokët me gjatësi mesatare ose lob të Victoria-s vinin në onde të lehta, me rrënjë lehtësisht të errëta, ndarë në qendër si gjithmonë dhe me shkëlqim të shëndetshëm. E gjithë kjo, teksa ondet ishin mjaftueshëm të çrregullta sa për t’u quajtur onde plazhi.

Shoqëruar me një kanotjere të zezë me dantellë, look-u është perfekt për një pasdite të lirë, qoftë në qytet, qoftë në plazh. Teksa vjeshta afrohet, ky kombinim është perfekt për ditët e para të shtatorit. Mjafton një xhaketë sipër dhe voila, nuk keni pse sakrifikoni ndjesinë femme fatale.