“I BËFSH LEKËT ILAÇE”/ Shqipja shpërthen ndaj policit dhe i drejtohet publikisht kryeministrit Rama – AlpeGossip
“I BËFSH LEKËT ILAÇE”/ Shqipja shpërthen ndaj policit dhe i drejtohet publikisht kryeministrit Rama

“I BËFSH LEKËT ILAÇE”/ Shqipja shpërthen ndaj policit dhe i drejtohet publikisht kryeministrit Rama

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka reaguar ashpër pas një gjobe që ka marrë. Ajo ka bërë deklarata të forta drejt një punonjësi të Policisë dhe gjithashtu i bëri një kërkesë publike edhe kryeministrit Rama.

'I bëfsh lekët ilaçe', Shqipja shpërthen ndaj

Në një video të publikuar në Instastory, Shqipja tregon se ka marrë një gjobë prej 300 lekësh të reja pasi kishte lënë makinën në rrugë. E revoltuar ndaj punonjësit të policisë, i cili sipas saj nuk e kishte paralajmëruar për gjobën, Shqipja i uron që paratë që do paguajë ajo si gjobë, “t’i bëjë ilaçe.”

'I bëfsh lekët ilaçe', Shqipja shpërthen ndaj

Ndërsa kryeministrin Edi Rama i ka bërë tag duke i bërë thirrje që të marrë masa ndaj këtyre personave.

'I bëfsh lekët ilaçe', Shqipja shpërthen ndaj

“Ndalova për të blerë diçka 5 minuta makina ishte me bllokazh dhe marrim 30 mijë lekë gjobë nga punonjë i policisë. Dmth 3 herë bliblilit nuk i ra që është e nevojshme që ti bjeri. Mbase ky punonjësi i policisë nuk i di mirë rregullat dhe nuk e di pse e kanë futur në punë. Më vjen shumë keq për popullin që udhëhiqet nga njerëz të tillë dhe janë sipër njerëz të tillë, pra punonjës të policisë që nuk e bëjnë punën siç duhet. Ju lutem kryeministrit, Zoti Edi Rama, të vëri dorë mbi këta persona dhe mos të kapet me njerëzit e shkretë, që nuk kemi as parkingje në mes të bllokut, nuk kemi as një vend ku të ndalojmë që të mbarojmë punë. Ju lutem na lejoni që të paktën 15 minuta kohë që ne të mbarojmë detyrimet tona. Dhe sa herë të kem shqetësime të tilla, vërtet më përpara nuk e kam ngritur zërin, por ka ardhur momenti që unë do i bëj tag kryeministrit tonë për çdo problem që do kem pikë. Ah edhe meqë ra fjala, atë 30 mijë lekësh ti punonjës i policisë i bëfsh ilaçe, ta uroj shpirtërisht në sy të të gjithë njerëzve, ilaçe”, shprehet Shqipja në videon e postuar.

'I bëfsh lekët ilaçe', Shqipja shpërthen ndaj