PROJEKTET E REJA/ Personazhet e famshëm shqiptarë rikthehen NË EKRAN me këto emisione – AlpeGossip
PROJEKTET E REJA/ Personazhet e famshëm shqiptarë rikthehen NË EKRAN me këto emisione

PROJEKTET E REJA/ Personazhet e famshëm shqiptarë rikthehen NË EKRAN me këto emisione

Së shpejti në ekranin shqiptar pritet të nisin disa emisione e spektakle të reja, të cilat do të moderohen nga personazhe të famshëm, disa prej të cilëve edhe i kanë munguar ekranit.

Klea Huta është bërë pjesë e televizionit “Vizion plus”. Ajo së bashku me vëllezërit Laço do të sjellin një format muzikor. Nuk dihen ende detaje të tjera për këtë projekt, por thuhet se Klea është duke u përgatitur.

Aida Shtino gjithashtu do të rikthehet në ekran. Moderatorja do të drejtojë një emision të ri me titull “Identiteti”. Ky emision do të transmetohet të premteve në Fax Neës dhe do të flasë për zbulimin e historive të patreguara shqiptare.

Soni Malaj ka bërë të ditur se do të rikthehet në ekran si prezantuese me një projekt të ri. Bëhet fjalë për projektin “Këngë moj”. Soni ka zbuluar se ky spektakël do të transmetohet së shpejti në Vizion plus, por nuk dihen ende më shumë detaje.

Robert Berisha përpos këngëtar do ta shohim tashmë edhe si prezantues. Ai do të drejtojë emisionin “Robi plaket kur don vet” i cili pritet të nisë së shpejti në Klan Kosova./revistawho.com