“JE MË E FORTA DASHURI E IMJA”/ Këngëtarja e njohur uron nënën e saj me foton nga fëmijëria – AlpeGossip
“JE MË E FORTA DASHURI E IMJA”/ Këngëtarja e njohur uron nënën e saj me foton nga fëmijëria

“JE MË E FORTA DASHURI E IMJA”/ Këngëtarja e njohur uron nënën e saj me foton nga fëmijëria

Në familjen e Rona Nishliut, dita e sotme është shumë speciale. Mamaja e saj, feston përvjetorin e 60 të lindjes dhe urimin më të bukur ja ka bërë publikisht e bija. Rona ka zgjedhur një foto të vjetër nga koha kur e ëma ishte në moshë shumë të vogël dhe e ka publikuar në ‘Instagram’ me nënshkrimin: “Kjo maca këtu është nëna ime. Sot mbushi 60 vjeç. Unë kam qejf dhe uroj që të bëhet 60×2=120… Të dua ‘noni jem’, je më e shtrenjta dhe më e forta dashuri e imja”.

Rona nuk publikon momente nga jeta personale, apo foto të të afërmëve të saj, prandaj ky rast është disi i veçantë. Para disa muajsh, ajo u martua në një ceremoni shumë private me partnerin që ishte e lidhur prej vitesh.