Më thuaj çfarë grupi gjaku je, të të "zbërthej" personalitetin - AlpeGossip
Më thuaj çfarë grupi gjaku je, të të “zbërthej” personalitetin

Më thuaj çfarë grupi gjaku je, të të “zbërthej” personalitetin

Nëse ju besoni se yjet mund të parashikojnë fatin atëherë s’ka pse mos të besoni faktin që disa kultura mendojnë se grupi i gjakut tregon personalitetin tuaj. Bazuar në grupin e gjakut të cilit i përkisni mund të zbulojmë nëse jeni impulsiv, i qetë apo se në cilin drejtim je i prirur për të bërë karrierë.

Më poshtë do të lexoni karakterin sipas grupit të gjakut.

Grupi i gjakut A

Individët me tipin A të gjakut vendosin të tjerët para. Ata janë dëgjues të mirë dhe miq të shkëlqyer. Njerëzit me grup gjaku A priren t’i fshehin emocionet dhe në fillim mendojnë gjithmonë për të tjerët. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në probleme të tilla si depresioni dhe ankthi. Këta njerëz shquhen për aftësitë e tyre në fusha si: kontabilistë, bibliotekarë, avokatë, ekonomistë dhe shkrimtarë. Në dashuri, përshtaten më shumë me individë të tjerë të tipit A ose ato AB.

Grupi i gjakut B

Njerëzit me gjak B janë tejet të hapur dhe mirëpresin çdo gjë të re në jetën e tyre. Njësoj si njerëzit A dhe personat e grupit të gjakut B bëjnë lehtësisht miq, por me një ndryshim. Kur vjen puna tek problemet këta janë njerëzit që vendosin dhe mendojnë gjithmonë për veten e më pas për të tjerët. Individët e Tipit B janë tepër shprehës dhe mund të “lexohen” lehtësisht nga të tjerët sepse gjuha e trupit i tradhton. Për shkak të kësaj, ata mund të bëjnë mjaft mirë profesionin e psikologut, gazetarit.

Grupi i gjakut AB

Këta njerëz janë tejet spirituozë shumë racionalë dhe të ekuilibruar. Ata janë planifikues dhe organizatorë të shkëlqyer. Individët e grupit AB kanë aftësinë për të mbi-prodhuar hormonet si adrenalina, duke I bërë këta njerëz mjaft aktivë. Ju do të shkëlqeni ne marrëdhëniet me publikun, si dhe pozita menaxhuese dhe arsimore.

Grupi i gjakut O

Ky është lloji më i zakonshëm i gjakut. Njerëzit e Lloji O kanë një fuqi të pazakontë, shkruan Living. Ata mund të jenë aktivë 24 orë në ditë dhe asnjëherë nuk thonë u lodha. Ata janë shumë konkurrues dhe kanë tendencë të fokusohen tek fama sesa tek krijimi i lidhjeve të reja. Për shkak të kësaj, ata janë shumë të aftë në pozita udhëheqëse. Këta njerëz shkëlqejnë në fusha si kontabilistë, politikanë, biznesmenë dhe si dhe terapistë.