ARTI NË ZI/ Vdes aktorja e famshme në moshën 52-vjeçare – AlpeGossip
ARTI NË ZI/ Vdes aktorja e famshme në moshën 52-vjeçare

ARTI NË ZI/ Vdes aktorja e famshme në moshën 52-vjeçare

Ylli i ‘Twin Peaks’, Pamela Gidley ka humbur jetën në moshën 52-vjeçare.

Aktorja, e njohur edhe për rolet televizive në shfaqje të tilla si CSI: Crime Scene Investigation, The Closer dhe MacGyver, vdiq në shtëpinë e saj.

Gidley u quajt gruaja më e bukur në botë pasi luajti rolin e Teresa Banks në filmin ‘Twin Peaks: Fire Walk with Me’ në vitin 1992.

Vdekja e aktores u njoftua të dielën nga familja e saj. Sipas njoftimin 52-vjeçarja u nda nga jeta në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj.

Shkaku i vdekjes nuk dihet ende.

Familja tha se ceremonia mortore do të jetë private.