Eugent Bushpepa "I VË FLAKËN SKENËS" në provat gjenerale të “Eurovizion-it” dhe ja ç’thonë mediat e huaja - AlpeGossip
Eugent Bushpepa “I VË FLAKËN SKENËS” në provat gjenerale të “Eurovizion-it” dhe ja ç’thonë mediat e huaja

Eugent Bushpepa “I VË FLAKËN SKENËS” në provat gjenerale të “Eurovizion-it” dhe ja ç’thonë mediat e huaja

I treti që përformoi në provat e festivalit evropian ishte Eugent Bushpepa, i cili këndoi këngën “Mall”, shoqëruar nga grupi i tij dhe dy këngëtarët mbështetës.

Për herë të parë në dymbëdhjetë vjet, Shqipëria dërgon një artist solo mashkull në konkursin evropian.

Kënga e tij u shkrua dhe u kompozua nga vetë artisti Bushpepa.

Gjatë provave të para Eugent Bushpepa kishte veshur një xhaketë sportive të zezë, me këmishë të bardhë të zgjatur nga mbrapa dhe pantallona të zeza që kombinonin me pjesën lart të veshjes.

Këngëtari shoqërohet nga dy vokaliste femra dhe një grup i vogël muzikantësh, duke përfshirë një baterist, basist dhe një kitarist (akustik dhe elektrik).

Eurovision.tv arriti të merrte një intervistë të shkurtër nga Eugenti pas provës së tij të parë.

“Më në fund jemi këtu dhe shumë të lumtur. Ndihem shumë mirë, provat kanë shkuar shumë mirë: Isha rehat në skenë dhe tashmë pres që të këndoj mirë dhe të jap një përformancë të mirë.

Mendoj se Eurovision Song Contest është një derë e madhe, një derë gjigante, që ne mund ta kalojmë artin tonë dhe ndoshta njerëzit mund ta kapin atë dhe të ndiejnë emocionet që po përpiqemi të transmetojmë ” – shpreh Bushpepa .

Shqipëria do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e parë të konkursit Eurovision 2018 më 8 maj.