E dhimbshme! Moderatori shqiptar mes lotësh, tregon momentin kur dashuria e tij u diagnostifikua me kancer (FOTO) – AlpeGossip
E dhimbshme! Moderatori shqiptar mes lotësh, tregon momentin kur dashuria e tij u diagnostifikua me kancer (FOTO)

E dhimbshme! Moderatori shqiptar mes lotësh, tregon momentin kur dashuria e tij u diagnostifikua me kancer (FOTO)

Dashuria më e madhe për Bledi Strakoshën, janë miqtë e tij me katër putra. Moderatori ka pranuar se ishin pikërisht qentë, që e ndihmuan të kapërcenin një periudhë të vështirë të jetës së tij. Mirëpo i ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, me lot në sy, Bledi rrëfen momentin e vështirë ku qeni i tij Ushu ende pa mbushur 13 vjeç, u diagnostifikua me kancer në gji.

“Ushu u diagnostifikua nga një veteriner, teksa e çuam të kryente kujdesin e përmuajshëm. Veterineri vuri re një gjendër në gjoksin e saj dhe u diagnostifikua me kancer të gjirit. Fakti se ishte pak mbipeshë, e bwri të pamundur të operohej sepse nuk do të mund të përballonte dot narkozën. Dhe e lamë pa operuar për një kohë të gjatë” – u shpreh Bledi Strakosha.

Moderatori tregoi se falë këmbënguljes, arritën të zbulonin një mënyrë për të shpëtuar Ushu-n.

“Fatmirësisht gjetëm një klinikë që kishte një lloj narkoze për mosha të mëdha. E operuam dhe tani po e mer veten. Kjo është jeta, për mua është shumë e dimbshme sepse e di çdo të thotë të humbasësh një qen” – tha mes lotësh moderatori Bledi Strakosha, i cili vite më parë humbi qenin e tij të parë si pasojë e një aksidenti me makinë.