“TË PAFSHA TEK ELLEN SHOW”/ Alketa Vejsiu shpreh publikisht mirënjohjen për Rudina Dembacajn – AlpeGossip
“TË PAFSHA TEK ELLEN SHOW”/ Alketa Vejsiu shpreh publikisht mirënjohjen për Rudina Dembacajn

“TË PAFSHA TEK ELLEN SHOW”/ Alketa Vejsiu shpreh publikisht mirënjohjen për Rudina Dembacajn

Alketa Vejsiu ka zgjedhur të shkruajë pak fjalë për Rudina Dembacajn pas pjesmarrjes së saj ‘Në Kurthin e Piter Pan 2’ mbrëmjen që shkoi. Pas puntatës plot humor dhe argëtim që dhuruan dy moderatoret e njohur, Alketa e ka shprehur mirënjohjen për miken e vjetër të produksionit kështu: “Ftoj në këtë program Njerëzit që Dua dhe njerëzit që ju i vleresoni, i doni dhe duartrokisni! Dashurinë dhe simpatinë për Rudinën e kam shprehur në disa programe që kur erdhi në ‘Dance With Me’ për të vallëzuar dhe me personazhet dhe batutat brilante i jepte aq shumë show-t, pastaj shkova tek “Mos i Fol Shoferit” sepse ja pata premtuar (dhe unë në studio televizive numëroj 4 intervista gjithsej në gjithë karrierën time, por tek makina Rudit jam kënaqur shumë), pastaj ndërtuam bashkë monologe e dialoge fantastike tek “Në Kurthin e Piter Pan 1” dhe dje ishte fantastike intervista me një mike të vjetër të produksionit dhe “gocë të shtëpisë”. Je një “self made woman” (një femër që ja ka dalë vetë) pa dyshim dhe një talent i vërtetë! Faleminderit @rudinadembacaj. Të pafsha tek @theellenshow një ditë”.

View this post on Instagram

Ftoj ne kete program Njerezit qe Dua, dhe njerezit qe ju i vleresoni i doni dhe duartrokisni! Dashurine dhe simpatine per Rudinen e kam shprehur ne disa programe qe kur erdhi ne Dance With Me per te vallezuar dhe me personazhet dhe batutat brilante i jepte aq shume show-t, pastaj shkova tek “Mos i Fol Shoferit” sepse ja pata premtuar ( dhe une ne studio televizive numeroj 4 intervista gjithesej ne gjithe karierren time, por tek makina Rudit jam kenaqur shume), pastaj ndertuam bashke monologe e dialoge fantastike tek “Ne Kurthin e Piter Pan 1” dhe dje ishte fantastike intervista me nje mike te vjeter te produksionit dhe “goce te shtepise”. Je nje “self made woman” pa dyshim dhe nje talent i vertete! Thank U @rudinadembacaj ❤️ Te pafsha tek @theellenshow nje dite!

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Kujtojmë se Alketa dhe Rudina kanë bashkëpunuar disa herë së bashku.‘Në Kurthin e Piter Pan 1’ ishte programi që i bëri bashkë dy moderatoret në një projekt të gjatë dhe shumë frytdhënës. Këtë herë Rudina u kthye si një e ftuar speciale dhe nuk i shpëtoi pyetjeve ngacmuese të fëmijëve. /revistawho.com