“ËSHTË I PAMËSHIRSHËM…”/ Gazetarja preket nga varianti “Delta” edhe pas vaksinimit – AlpeGossip
“ËSHTË I PAMËSHIRSHËM…”/ Gazetarja preket nga varianti “Delta” edhe pas vaksinimit

“ËSHTË I PAMËSHIRSHËM…”/ Gazetarja preket nga varianti “Delta” edhe pas vaksinimit

Gazetarja e njohur e lajmeve rozë, Catt Sadler, e cila punon në median e famshme “E!News” ka zbuluar se është prekur nga varianti “Delta” i koronavirusit edhe pas vaksinimit. Ajo ka treguar se ka marrë të dyja dozat e vaksinës, por kjo nuk e ka shpëtuar nga infektimi.

Gazetarja thotë se është prekur pasi i ka shërbyer një personi të infektuar, për të cilin mendonin se kishte një grip të thjeshtë. Ajo ju ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që të tregojnë kujdes, të vazhdojnë të mbrojnë veten, sepse pandemia nuk ka përfunduar.

“Është e rëndësishme, lexojeni! Jam plotësisht e vaksinuar dhe kam Covid. Po jua them këtë në mënyrë që të kuptoni, se pandemia NUK ka mbaruar. Delta është i pamëshirshëm dhe shumë herë më ngjitës, ndaj dhe mua më infektoi edhe pse isha e vaksinuar. Isha duke u kujdesur për dikë që u sëmur me Covid (megjithëse në atë kohë mendonim se ishte thjesht grip) kështu që unë rashë në kontakt të ngushtë me virusin, edhe pse kisha vendosur maskë, edhe pse jam e vaksinuar plotësisht, unë u infektova. Supozova se do të isha mirë. Por ja që nuk jam. Në qoftë se nuk je i vaksinuar dhe nuk vendos një maskë, të garantoj që nuk do doje të ndiheshe njësoj siç po ndihem tani. Por, edhe nëse je i vaksinuar, mos e lër me kaq kujdesin. Sugjeroj me ngulm ta vendosësh maskën në vende të mbyllura e me shumë njerëz. Mesa duket kjo pandemi nuk ka kaluar akoma. Vaksinat zvogëlojnë gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjen, por kjo nuk do të thotë se jeni të pathyeshëm dhe se nuk mund të infektoheni. Kështu që vazhdoni të mbroni veten.”, shkruan Sadler.