Bes Kallaku ka zbuluar më në fund se kur do të lindë Xhensila – AlpeGossip
Bes Kallaku ka zbuluar më në fund se kur do të lindë Xhensila

Bes Kallaku ka zbuluar më në fund se kur do të lindë Xhensila

Shtatzania e Xhensilës ka qenë një ndër temat më të diskutuara dhe më të komentuara nga mediat rozë dhe e gjithë kjo “zhurmë” u bë vetëm për një shkak, interesi i madh i publikut… me siguri nga simpatia e madhe që kanë për dyshen Xhensila dhe Besi.

Ditën e sotme Besi me anë të një lidhje me Skype, për emisionin e mëngjesit , “KafeIN” tregoi se kur do të lindë Xhensila.

“Në fundin e këtij muaji ose 10 ditshin e parë të Korrikut”, u shpreh Besi pas pyetjeve të Flavios.
Gjithashtu aktori më i njohur i humorit në Shqipëri, tregoi edhe sesi shkon me Xhensilën pas martesës.