SURPRIZA E MBRËMJES/ Këngëtari shqiptar flirton hapur në emision me modelen e njohur (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZA E MBRËMJES/ Këngëtari shqiptar flirton hapur në emision me modelen e njohur (FOTO)

SURPRIZA E MBRËMJES/ Këngëtari shqiptar flirton hapur në emision me modelen e njohur (FOTO)

Tanimë të gjithë e dimë që “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca sjell plot moment humori, të qeshura dhe surpriza nga më të ndryshmet.

Një nga surprizat e mbrëmjes së djeshme ishte padyshim flirtimi i hapur i Dren Abazit ndaj Lei Krajës.

Gjatë gjithë spektaklit Dreni nëpërmjet batutave dhe gjesteve ka “ngacmuar” bukuroshen.

Gjithçka nisi në lojën “E vërtetë apo sfidë” të drejtuar nga Flor Binaj, ku Lei u gjend përballë Ervin Kurtit. Në sfidën e rradhës, bukuroshja duhet të zgjidhte një nga të ftuarit për të kërcyer vallëzimin e njohur nga filmi “Dirty dancing” dhe ishte pikërisht Dreni zgjedhja e saj.

Që në sekondat e parë të vallëzimit mes tyre duhet thënë që ishte një kimi shumë të mirë. Dreni dha maksimumin e tij jo vetëm prej kërcimtari por dhe në afrimitetin e krijuar me Lein duke i kushtuar asaj të gjithë vëmendjen.

Por nuk u mbyll me kaq, pasi pak çaste më vonë, në lojën “Shiko kush përgjigjet” të drejtuar nga Fifi, këngëtarit iu drejtua pyetja “Kë keni joshur së fundmi?”. Dreni zgjodhi të përgjigjej me shumë humor duke thënë emrin e Leit dhe duke u drejtuar nga ajo.
Kjo përgjigje shkaktoi mjaft reagime në skenë por Lei e mori me shumë sporitvitet duke e kaluar me të qeshura.