"PËR MUA KJO ËSHTË NJË GRAMMY"/ Bebe Rexha përlotet pas marrjes së çmimit për... - AlpeGossip
“PËR MUA KJO ËSHTË NJË GRAMMY”/ Bebe Rexha përlotet  pas marrjes së çmimit për…

“PËR MUA KJO ËSHTË NJË GRAMMY”/ Bebe Rexha përlotet pas marrjes së çmimit për…

Vajzat tona nëpër botë vazhdojnë të na bëjnë krenare, me gjithë rritjen e tyre artistike dhe vlerësimet e çmimet që po marrin në arenën ndërkombëtare.

Rasti i fundit ishte ai i pasdites së 1 dhjetorit, ku Dua dhe Bebe u shfaqën bashkë në ndarjen e çmimeve të “Variety Hitmakers Brunch 2018”, në West Hollywood.

Bebe Rexha u vlerësua me çmimin e rëndësishëm “Kompozitorja e vitit” ndërsa Dua Lipa u nderua me “Artistja më e suksesshme e vitit”.

Por një nga momentet që u përfol më shumë në media, ishte ai kur Bebe Rexha emocionohet në konferencën për mediat dhe nuk mban dot lotët.

“Ndonjëherë kërkojmë gjithmonë dhe më shumë, por kjo për mua është një ‘Grammy’. Jeta është shumë interesante dhe rruga jonë është kaq e ndryshme, dikur e krahasoja jetën time me atë të të tjerëve. Por një ndër gjërat për të cilat jam më mirënjohëse është aftësia ime për të shkruar këngë, që do ta kem edhe kur të ndaloj së performuari”- u shpreh këngëtarja shqiptare gjatë fjalimit të saj.