DON PHENOM E THOTË TROÇ/ Ja me cilën nga vajzat e ekranit do kishte krijuar një lidhje – AlpeGossip
DON PHENOM E THOTË TROÇ/ Ja me cilën nga vajzat e ekranit do kishte krijuar një lidhje

DON PHENOM E THOTË TROÇ/ Ja me cilën nga vajzat e ekranit do kishte krijuar një lidhje

Mbrëmjen e kaluar, Don Phenom ka qenë një ndër të ftuarit e programit “Shiko kush luan” në “Top Channel”.

Në rubrikën “Ndaje ose haje”, ku personazhet duhet t’i përgjigjen pyetjeve të sikletshme ose duhet te të hanë një kombinim jo të shijshëm ushqimesh, reperi zgjodhi të përgjigjej.

I pyetur nga këngëtari Dren Abazi se me cilën nga vajzat e showbiz-it do të kishte krijuar një lidhje, ai nuk nguroi të thoshte: “Kida”.

Edhe pse të shtunën e kaluar në emisionin  “Thumb” reperi pranoi se prej disa kohësh ishte në një marrëdhënie, ai nuk e kishte problem të përmendte emrin e një vajze që mund të krijonte një lidhje nga showbiz-i shqiptar.

“Ta mendoj njëherë, që të zgjedh një të mirë”- tha ai fillimisht me shaka, dhe më pas i vendosur tha emrin e këngëtarës.